Aktualitet

“Tenderat po i fitojnë trafikantët”, SPAK thërret për dëshmi Petro Koçin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:20 - 23/07/21 |
Opi Nion

Pas nisjes së verifikimeve Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka thirrur për të dëshmuar deputetin e zgjedhur në radhët e Partisë Socialiste, Petro Koçi.

Sipas news 24, Koçi është thirrur nga SPAK për të dëshmuar ditën e hënë, më 26 korrik.

SPAK hapi një çështje pas deklaratave të deputetit Petro Koçi. Ai pak ditë më parë i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme të shkojë në Fier dhe të hetojë, pasi sipas tij duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Koçi tha se tenderat në këtë qytet janë në duart e trafikantëve.

“Protagoniste të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtareve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrenteve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit. Të fuqizuar sidomos duke lare paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar”, tha Koçi./Opinion.al

Pas