Bota

Mbi 6 milionë të infektuar në botë nga koronavirusi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:10 - 31/05/20 |
Opi Nion

Numri i rasteve të prekura me koronavirus në gjithë botën e ka tejkaluar shifrën 6 milionë të shtunën, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins. Amerika Latine ka raportuar 50,000 viktima nga ky virus, raporton Reuters.

Shtetet si Brazili, Kili dhe Meksika, janë duke u përpjekur të ndalin hovin e përhapjes më të madhe të virusit, i cili shpërtheu në Kinë në shkurt para se të përhapej në masë të madhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Virusi COVID-19 që prek organet respiratore, u ka marrë jetën e 360,000 personave në botë, ndërsa pritet që numri të jetë edhe më i madh për shkak se testimet po vazhdojnë.

Ndërkohë, përkundër rritjes së vazhdueshme të të infekruarve, shumë shtete janë duke hapur shkollat dhe vendet e punës, pas shumë javëve në izolim për të parandaluar përhapjen, gjë e cila ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.

Pas