Aktualitet

Të dehur e pa patentë/ Arrestohen 18 shoferë, procedohen 446 të tjerë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:00 - 31/05/20 |
Opi Nion

Pas lehtësimit të masave kufizuese të marra kundër përhapjes së koronavirusit, janë shtuar shkeljet e qarkullimit rrugo në vend.

Mësohet se, policia ka arrestuar 18 drejtues mjetesh, nga të cilët 11 në gjendje të dehur dhe 7 të papajisur me leje drejtimi.

Ndërkohë, janë pezulluar 107 leje drejtimi, nga të cilat 23 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 74 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 10 për shkelje të tjera të ndryshme.

Janë proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për shkelje të sinjalizimit të semaforit, ndërsa Janë proceduar 358 drejtues mjetesh të ndryshme, të cilët janë konstatuar se qarkullonin apo pushonin mjetet e tyre në korsitë e dedikuara të shërbimit publik dhe në pistat e rezervuara për biçikletat.

Po ashtu, janë proceduar gjithashtu 93 drejtues biçikletash, të cilët janë konstatuar duke qarkulluar në pistat që nuk janë të rezervuara për to./ Opinion.al

Pas