Bota

Masat anti-COVID, Biden kundërshton vendimin e Trump


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:16 - 19/01/21 |
Opi Nion

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka dalë kundër vendimit të presidentit në largim, Donald Trump, i cili u shpreh se ndalesa  për udhëtarët që nisen nga Evropa dhe Brazili drejt Shteteve të Bashkuara do të mund të hiqet.

Jen Psaki, zëdhënësja e presidentit të zgjedhur, Biden, ka theksuar se pas këshillimit me autoritete shëndetësore, ndalesat do të jenë në fuqi si mas kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

 “Në fakt, ne planifikojmë të rrisim masat e shëndetit publik sa i përket udhëtimit, me qëllim të luftimit të mëtejmë të përhapjes së COVID-19”, ka shtuar ajo, duke iu referuar sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Komentet e saj kanë ardhur pak pasi Trump ka pretenduar se mund të pezullojë ndalesat për udhëtarët nga Evropa, zona Shengen, Britania, Irlanda dhe Brazili.

Në njoftimin e Trumpit është përmendur edhe se ndalesat për udhëtarët nga Kina dhe Irani do të vazhdojnë të zbatohen.

Qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka vendosur se nga 26 janari, shumica e udhëtarëve që arrijnë në SHBA, duhet të prezantojnë testin negativ për koronavirus, apo të shfaqin dëshmi se janë shëruar nga sëmundja COVID-19./ Opinion.al

Pas