Kronikë

Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:49 - 19/01/21 |
Opi Nion

Është plagosur me thikë Admir Mulaj, vëllai i gjyqtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj është plagosur me thikë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ndërsa Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar në lidhje me rastin.

Sipas informacioneve, Admir Mulaj është qëlluar me thikë në zonën e Farkës, ndërsa autori i ngjarjes nuk është identifikuar.

Ndërkohë, bëhet me dije se Mulaj, biznesmen në fushën e ndërtimit, nuk ka bashkëpunuar me autoritetet për të treguar personin i cili e plagosi. Ai ka thënë se nuk e njeh personin me të cilin është konfliktuar.

Një vit më parë Admir Mulaj është kallëzuar për një skemë mashtrimi nga një tjetër biznesmen. Në këtë kallëzim, një biznesmen vlonjat deklaronte se kishte paguar një shumë parash për një apartament, por nuk e kishte marrë atë. Kjo ka bërë që ia tu drejtohej autoriteteve dhe të kallëzonte Admir Mulaj për mashtrim./Opinion.al

Pas