Aktualitet

Marrëveshje Kosovë-Shqipëri për kërkim-shpëtimin malor e të ujërave territoriale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:13 - 20/06/22 |
Opi Nion

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, Ministrat e Mbrojtjes, të Kosovës dhe Shqipërisë kanë prezantuar marrëveshjen për bashkëpunimin në fushën e kërkim-shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.

Minisitri i mbrojtjes së Kosovës, u shpreh se ka ardhur koha që dy vendet të kenë dy ushtri të forta.

Armend Mehaj: Ne themi kur është Kosova mirë është edhe Shqipëria mirë, por tani ka ardhur koha të kemi dy ushtri të forta për të mirën e rajonit dhe të vendit.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë,  Niko Peleshi u shpreh se Shqipëria ka intensifikuar kontaktet me Kosovën në këtë fushë.

Më tej Peleshi theksoi se  po synohet ngritja e një qendre të përbashkët kërkim-shpëtimi mes dy vendeve.

Peleshi: Siç e tha Armendi për shkak të agresionit rus në Ukrainë ne e kuptojmë që rajoni ynë është i brishtë dhe e kuptojmë rolin e misionin që kemi për të luajtur në forcimin e bashkëpunimit dhe të mbrojtjes. Për këtë arsye kemi intensifikuar kontaktet dhe aktivitet e përbashkëta. Sa i përket marrëveshjes specifike, mbrojtja civile është një fushë shumë e rëndësishme ndërmjet dy ministrive tona. Dua ta falenderoj dhe një herë Kosovën për tërmetin e nëntorit. Edhe pse u bë një ngjarje e vjetër është e paharrueshme për ne. Ne sot kemi një marrëveshje specifike në fushën e kërkim-shpëtimit malor dhe të ujërave territoriale. Duam të shkojmë drejt krijimit të një qendër të përbashkët të kërkim-shpëtimit.

Pas