Kryesore

Mbledhja e dy qeverive/Berisha:Pritet marrëveshja për 2 shtetësinë dhe heqjen e..



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:39 - 20/06/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ka folur edhe për mbledhjen e përbashkët që po mbahet në Prishtinë, mes qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë.

Berisha u shpreh se qytetarët presin që Rama të njohë genociden serb në Kosovë. Gjithashtu kreu i PD, tha se pritet marrëveshjen për dy shtetësinë dhe heqjen e taksës së Rrugës së Kombit.

Sot Rama dhe kabineti i tij ndodhet në Kosovë. Çdo mbledhje e përbashkët, midis qeverisë së Shqipërisë e Kosovës është akt që duhet përshëndetur. Por Rama nëse do të njihte minimumin e minimumit të respektit për qytetarët e Kosovës, martirizimin e tyre në më shumë se 150 vitet e fundit duhet të shkonte këtë herë në Kosovë duke pas njohur genocidin ciklik serb në Kosovë, duke pas njohur infanticidin. Janë 1400 engjëj, vogëlush, qenie të pafajshme të cilët u vranë, u therën u dogjën, vetëm për fajin e vetëm se kishin prindër shqiptarë. Në këtë aspekt, mohimi që ai i bën genocidit ciklik serb në Kosovë që fillon nga gjysma e dytë e shekullit të 19 e përfundon me operacionin Patkoi, është një aktakuzë shumë e rëndë për karakterin, për ndërgjegjen e tij kombëtare, por edhe për vlerat, qytetarinë e tij. Ti mohosh këto, është njëlloj si të shkelmosh mbi shpirtrat, gjakun e tyre. Kur këta janë shqiptarë kjo është forma më e lartë e tradhtisë kombëtare. Unë mund të kem shumë probleme të tjera për të shtruar sot para jush por zgjodha vetëm këtë sepse dhe marrëveshjet, unë e ndoqa, recitimet e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare. Në një kohë kur qytetarët presin marrëveshje dy shtetësinë, apo shtetësinë sipas dëshirës, kjo është marrëveshja që presin shqiptarët. Por këtë krahas njohjes së genocidit kjo do jetë marrëveshja e parë përveç heqjes së taksës së Rrugë së Kombit që do firmoset nga qeveria e ardhshme e PD”,-tha Berisha.

Pas