Aktualitet

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: Një zgjidhje e Ballkanit të Hapur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:01 - 02/09/22 |
Opi Nion

Në samitin e “Ballkanit të Hapur” që po zhvillohet në Brograd kryeministri Edi Rama ka komentuar arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet, për të cilën tha se është zgjidhje e Ballkanit të Hapur.

Rama shprehu respekt për Vuçiç, për të cilin tha se me materializimin e marrëveshjes dha një sinjal të qartë për të gjithë, atë të paqes.

“Dje mund të mos ishim fare këtu, mund të ishte ditë ku mediat do ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh mes kufirin Serbi-Kosovë dhe tregoi se cila është rruga dhe zgjedhja e Ballkanit të hapur. Sot dua ta them këtu me krenari se edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identeti është një zgjdhje e Ballkanit të hapur. Dje ia thashë një gazetare serbe se nuk duhet të shpenzohej gjithë ajo energji nëse edhe Kosova e vendet e tjera duhet të ishin në ballkani i hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që duke e materializuar këtë zgjidhje, ka dhënë sinjal të qartë për të gjithë që zgjedhja e parë është paqja, zgjidhja për njerëzit. Kjo nuk zgjidh atë që mbetet për tu zgjidhur e as nuk e bën çështjen që ne na ndan, por kjo është rruga”, tha Rama.

 

Pas