Te Fundit

Abazoviç: Dëshiroj që Mali i Zi të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:20 - 02/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri ende në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në tryezën e samitit të “Open Balkan” në Beograd tha se nisma duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ai  theksoi se dëshiron që Mali i Zi të bëhet pjesë ndërsa shtoi se qytetarët duan të kenë sa më pak pengesa administrative.

“Nisma duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ne nuk jemi anëtarë të plotë të Ballkanit të Hapur, por dua që Mali i Zi të bëhet sa më shpejt pjesë e tij. Organizimi i eventeve të tilla mund të jetë diçka që Mali i Zi mund të jetë i interesuar. Ne mbështetemi tek njëri-tjetri. Nëse dikush do të shkojë në Mal të Zi, nuk duhet të presë në kufi, por duhet të ketë vetëm një tabelë administrative “mirë se erdhe në Mal të Zi”, si në Europë. Qytetarët duan të kenë sa më pak pengesa administrative”-tha Abazoviç.

Pas