Politikë

Open Balkan/Kovaçeski: Ndihmojmë vendet tona nëse do ketë mungesa ushqimore



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 02/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski gjatë fjalës së tij në samitin e ‘Open Balkan’ në Beograd u shpreh se bashkëpunimi mes 3 vendeve, ka hapur rrugën për të menaxhuar sfidat e sigurimit të energjisë dhe të ushqimit, në kohën kur bota po përballet me krizë.

Më tej ai shtoi se nuk do të ketë ndalesa në tregëti dhe do të ketë qarkullim pa asnjë lloj kufizimi të produkteve si bulmet, grurë, miell e kështu me radhë.

“Është e qarte se RMV, Shqipëria dhe Serbia me nismën e Ballkanit të Hapur kemi hedhur një hap kyç në një rrugë kyçe. Ky bashkëpunimin sot mes 3 vendeve, ka hapur rrugën për ne që të menaxhojmë sfidat sigurisë të energjisë dhe ushqimit kur vendet në mbarë botën po përballen me krizë. Ne do ndihmojmë njëri-tjetrin dhe vendet tjera. Siç duhet të bëjnë fqinjët e mirë dhe bëjnë të gjithë, do ta ndihmojmë njëri-tjetrin nëse kemi vështirësi në produkte ushqimore, nuk do të ketë ndalesë për tregtimit, do të ketë qarkullim pa asnjë lloj kufizimi, bulmet, grurë, miell e kështu me radhë. Ministria jonë ka siguruar fonde për të siguruar burimet bujqësore. Qeveria, punon për të angazhuar të gjithë potencialet tona të energjisë, për t’u përballur me krizën. Do japim edhe ndihmë financiare për qytetarët në nevojë. Ka potencial. Gjithashtu edhe po punojmë dhe për shkëmbimin e energjisë elektrikë.”- tha Kovaçevski.

Pas