Politikë

Ministri i Jashtëm i Hungarisë: 3 arsye pse integrimi i rajonit do ndihmonte BE



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:55 - 02/09/22 |
Opi Nion

Në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd i ftuar ka qenë dhe ministri i jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Jashtëm hungarez referuar situatës aktuale në të cilën ndodhet bota tha se integrimi në BE i vendeve të rajonit të Ballkanit do të kontribuonte për të rritur sigurinë europiane në tri aspekte që sipas tij do të ishin siguria fizike, siguria e furnizimit me energji dhe siguria ekonomike.

Ndërsa shtoi se nëse fati i  Ballkanit Perëndimor do të varej nga Hungaria do të ishte integruar tashmë në Bashkimin Europian.

“Lufta në Ukrainë, pasojat e saj ekonomike dhe kriza e furnizimit me energji kanë krijuar një mjedis në Europë që në fakt ka qenë një thirrje për BE dhe për Europën. E vërteta është që udhëheqësit e BE nuk ishin në gjendje që të parandalonin që europianët të paguanin çmimin e luftës për të cilën nuk janë aspak përgjegjës. Na duhet të shohim si të shmangim probleme të mëtejshme dhe se si që pasojat e luftës të bëhen fatale për kontinentin tonë. Situata aktuale duhet ta bëjë më të dukshme se kurrë që politika e zgjerimit duhet të jetë politika më e rëndësishme e BE. Europa pa dyshim ka nevojë për Ballkanin Perëndimor. Integrimi i vendeve mund të kontribuonte për të rritur sigurinë europiane në tre aspekte. Së pari, sigurinë fizike. E dimë që vuajtja nga uria mund të bëhet faktor shtytës për migracionin. Integrimi i këtij rajoni do na ndihmonte për të shmangur një trysni të dyfishtë. Së dyti, siguria e furnizimit me energji. Ballkani Perëndimor na ofron një tranzit të sigurt dhe të besueshëm kur vjen fjala e furnizimit me energji për ne.Aspekti i tretë është siguria ekonomike. Ekonomia evropiane ka vuajtur. Nëse do të varej nga Hungaria, Ballkani Perëndimor do të ishte integruar tashmë në Bashkimin Europian. Edhe ne jemi të shqetësuar se çfarë ndodh me politikën e zgjerimit në Bruksel”, tha ministri i Jashtëm i Hungarisë./Opinion.al

 

Pas