Politikë

Lleshaj liston prioritetet për 2020-ën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:03 - 14/02/20 |
el ida

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është shprehur se prioritet për vitin 2020 mbetet goditja e krimit të organizuar dhe kryesisht financat e tyre.

Leshaj zhvilloi në Vlorë një takim me strukturat e policisë, ndërsa u shpreh për gazetarët se për të goditur krimin do të duhet angazhimi i të gjitha institucioneve dhe jo vetëm policisë.

“Viti 2020 i rëndësishem dhe prioritet mbetet rindërtimi i vendit pas tërmetit të nëntorit. Qëllimi tjetër mbetet goditja e krimit të organizuar dhe kryesisht financat e tyre. Krimi ka ngritur një biznes të dëmshëm për vendin. Goditja e krimit mes financave të tyre është prioritet dhe kryesore. Për këtë kërkohet angazhimi i të gjitha institucioneve dhe jo vetëm policisë. Flas për ato institucione që merren me tatimet apo taksat”, tha Lleshaj.

Më tej ministri nënvizoi se siguria rrugorë është po ashtu e rëndësishme.

“Siguria rrugore është po ashtu qëllim i rëndesishem. Viti 2020 i rëndesishem për një siguri të lartë rrugore. Lirimi i hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare. Vitin e shkuar ndërhymë për të larguar ata që kishin ndërhyrë në mënyrë të paligjshme por tashmë do të vihen para përgjesisë ata që nuk ndërhyjnë sipas ligjit”, tha Lleshaj, teksa u ndal më tej tek çështja e kanabisit.

Lidhur me këtë ministri vendosi edhe një afat për uniformat blu.

“Nëse të gjitha institucionet do ta bëjnë si duhet punën e tyre, nuk ka sesi te ketë raste kultivimi. Vjet ka qenë maji, kur i thamë policisë çfarë kapet brenda kësaj date është merita juaj, çfarë bëhet pas kësaj date eshte përgjegjësia juaj. Këtë vit ky afat është Mars. Jam i bindur se kjo do të realizohet si objektiv. Por nuk është vetëm përgjegjësi e policise, por edhe administratorët lokal, kryepleqtë dhe pushteti vendor etj.

Edhe në këtë rast policia do të merret me personat përgjegjës jo me bimët. Pra jo të kosisë me male, kjo është qasja dhe jo objektiv. Nësë është territor privat është e thjeshtë përgjegjësia, nëse është territor shtetëror është e qartë përgjegjësia. Fenomeni është minimizuar, por po punojmë t’i shterrojme një burim financiar krimit në përgjithësi”, u shpreh Lleshaj./Opinion.al

Pas