Life Style

Largimi i Harryt dhe Meghan, 15 punonjës do të pushohen nga puna


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:24 - 14/02/20 |
el ida

Princ Harry dhe Meghan Markle pushuan nga puna 15 njerëz që shërbenin në zyrën e tyre në Buckingham Palace.

Me pak gjasa një ose maksimumi dy punonjës mund të gjejnë pozicione të tjera brenda pallatit, por shumica e tyre po negociojnë shpërblimet e largimit nga puna. Kjo pasi vendimi i largimit të dukëve si anëtarë të familjes mbretërore, ishte krejtësisht i papritur.

“Duke qenë se Harry dhe Meghan do të largohen nga rolet e tyre, nuk u nevojitet një zyrë në Buckingham Palace. Procesi është drejt finalizimit dhe ata po përpiqen që t’u gjejnë pozicione të tjera punonjësve që s’u nevojiten më, por për fat të keq do të ketë edhe largime nga puna.”, tha një burim për The Daily Mail.

Të pushuarit nga puna përfshijnë drejtoreshën e komunikimeve, Sara Latham, sekretaren, Fiona Mcilwham dhe Clara Loughran, dhe koordinatoren e Harry-t që i dha Meghan buqetën e luleve ditën e dasmës./Opinion.al

Pas