InstaBIZ

Kylie Jenner tregon dollapin me këpucë të shtrenjta, shpërthejnë ndjekësit


               Publikuar në : 14:32 - 24/08/19 |
el ida

Kylie Jenner, është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale.

22-vjeçarja, e cila vetëm pak kohë më parë u shpall nga revista “Forbes” si miliarderja e bërë vetë më e re në moshë, së fundmi vendosi të shpaloste koleksionin e saj marramendës të këpucëve duke u dhënë akses ndjekësve në Instagram në dollapin e saj gjigant.

Kështu duke treguar blerjet e ditës, dy palë këpucë me majë nga Balenciaga dhe një palë sandale të sheshta Gucci, themeluesja e “Kylie Cosmetics” njohu rrjetin me një pjesë të mirë të dollapit të saj të pafundmë të këpucëve duke shtuar në fund: “A kam një problem?”

Dhe sipas ndjekësve në rrjete sociale, Kylie ka një problem, mungusenën e ndjeshmërisë ndaj çështjeve me rëndësi madhore siç është rasti i zjarreve në Amazonë. Komentues të shumtë i kanë “tërhequr veshin” miliarderes duke i thënë se në vend që të vijonte të koleksionte këpucë mijëra dollarëshe, mund të bënte donacione për kauza të tilla.

“Kylie Jenner është këtu duke blerë palën e 673838 të këpucëve Gucci ndërkohë që pylli i Amazonës po digjet. Kjo vajzë ka para me thasë dhe ndjekës pafund, të paktën mund të bënte një postim në Insta Story për të rritur ndërgjegjësimin!”-ka shkruar dikush në Twitter, post i cili është rishpërndarë mijëra herë./Opinion.al

Pas