Kronikë

Gjendet i dekompozuar në banesën e tij, ja dyshimet e para


               Publikuar në : 15:17 - 24/08/19 |
xhu lia

Një i moshuar 89-vjeçar është gjetur i vdekur dhe i dekompozuar  në banesën e tij në qytetin e Fierit.

Për 89-vjeçarin me iniciale B.B, i cili jetonte i vetëm në shtëpinë e tij në lagjen “Apollonia” të Fierit dyshohet se vdekja ka ardhur prej shkaqeve natyrale.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhuar ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:00, në katin e tretë të një pallati në lagjen “Apollonia” është gjetur i vdekur i dekompozuar shtetasi B.B, 89 vjeç, i cili jetonte vetëm në banesë.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas