Bota

Amazona mbetet në flakë


               Publikuar në : 15:18 - 24/08/19 |
el ida

Zjarri që vazhdon prej pesë ditësh ka shkrumbuar një pjesë e konsiderueshme të pyjeve të Amazonës.

Edhe pse po luftohet nga toka dhe ajri,  2500 vatra zjarri mbeten ende aktive, të cilat të ndihmuara nga era përhapen edhe më shumë, ndërkohë shtëllungat e tymit ngrihen në ajër.

Pjesa më e madhe e vatrave janë vënë nën kontroll, megjithatë thuajse gjysma e rajonit të Amazonës është shkrumbuar nga 73 mijë vatrat e zjarrit.

Nga ana tjetër populli është ngritur në protestë prej së premtes kundër mënyrës sesi shteti po përballet me situatën emergjente./Opinion.al

Pas