InstaBIZ

Kush është truri me gjuhë njerëzore?!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:19 - 11/11/15 |
b.f

Lindi Annabell, truri i parë artificial që ka mësuar gjuhën njerëzore “duke dialoguar” me njeriun duke filluar nga zeroja, kur ishte një “tabula rasa” e vërtetë.

I përshkruar nga revista “Plos One”, Annabell është krijuar në Itali, nga një grup i Universitetit të Sasarit, i drejtuar nga Bruno Golosio, në bashkëpunim me homologët britanikë të Plymouth University, drejtuar nga Angelo Cangelosi. Annabell (Artificial Neural Network with Adaptive Behavior Exploited for Language Learning – Rrjet artificial neuronesh me sjellje adaptive të shfrytëzueshme për mësimin e gjuhës) është një model i përbërë nga dy milionë neurone artificiale dhe studion me hollësi procese që në tru mundësojnë një funksion kompleks si gjuha.

Ky është një hap i madh përpara duke patur parasysh sesa e vështirë është studimi i këtyre proceseve në një organ të komplikuar si truri njerëzor, i formuar nga rreth një miliard neurone, që komunikojnë përmes sinjaleve elektrike

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas