Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kufiri detar me Greqinë, PD akuza Ramës: Nuk ka transparencë

2020/08/28 at 3:36 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kufiri detar me Greqinë, PD akuza Ramës: Nuk ka transparencë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me zgjerimin e Greqisë me 12 milje të ujërave territoriale. Në një deklaratë për mediat, PD ka publikuar dhe pikat e parashikuara nga Konventa III e OKB-së mbi të Drejtën e Detit – UNCLOS.


PD shprehet se kjo çështje ka nevojë për transparencë dhe informacion të detajuar dhe sqarues se çfarë po ndodh, cila është hapësira ku zgjerohet shteti grek, a shkelen ligjet ndërkombëtare që rregullojnë këto çështje dhe a cenohen të drejtat dhe hapësira detare e Shqipërisë.

Po ashtu, PD ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se fshihet pas sulmeve dhe gjuhës vulgare dhe se nuk jep informacion në lidhje me zgjerimin e Greqisë në Detin Jon.

PD thotë se mbështet zgjidhjen e çdo çështje të mbetur pezull në marrëdhëniet me fqinjët përmes negociatave transparente duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, por në asnjë mënyrë duke cenuar të drejtat dhe integritetin territorial të Shqipërisë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike po ndjek me vëmendje zhvillimet lidhur me deklarimin e Greqisë për zgjerimin me 12 milje të ujërave territoriale. Nisur nga fakti se mes Shqipërisë dhe Greqisë ka mbetur pezull procesi i delimitimit dhe se kjo përfshin zona me brigje përballë, një ekip ekspertësh të së drejtës së detit dhe asaj ndërkombëtare po shqyrton këtë çështje. Nga konstatimet e para vihet re se:

Konventa III e OKB-së mbi të Drejtën e Detit – UNCLOS, parashikon se:

Neni 3

Gjerësia e detit territorial

Çdo Shtet ka të drejtën të vendosë gjerësinë e deti të tij territorial deri në një kufiri që nuk kalon 12 milje detare, të matur nga vija bazë e përcaktuar në përputhje me këtë Konventë.

Megjithatë e drejta e parashikuar nga dispozita e mësipërme nuk zbatohet kur sipas së njëjtës Konventë:

Neni 15

Delimitimi i detit territorial ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur

Kur brigjet e dy Shteteve gjenden përballë ose ngjitur me njëri-tjetrin, asnjë nga dy Shtetet nuk ka të drejtë, përveçse kur ka një marrëveshje ndërmjet tyre, për ta shtrirë detin territorial përtej vijës mediane çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijave bazë nga të cilat matet gjerësia e detit territorial të secilit prej dy Shteteve. Megjithatë, dispozita e mësipërme nuk zbatohet kur, për shkak të ndonjë titulli historik ose rrethanave të tjera të veçanta, është e nevojshme që delimitimi i detit territorial të dy Shteteve të mos bëhet sipas mënyrave të mësipërme.

I njëjti parim zbatohet edhe përsa i përket zonave ekonomike ekskluzive.

Neni 74

Delimitimi i zonës ekonomike ekskluzive ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur

  1. Delimitimi i kufijve të zonës ekonomike ekskluzive ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur bëhet me marrëveshje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, siç referohet në nenin 38 të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me qëllim që të arrihet një zgjidhje e barabartë.
  2. Nëse nuk arrijnë një marrëveshje brenda një afati të arsyeshëm, Shtetet e interesuara i drejtohen procedurave të parashikuara në Pjesën XV.
  3. Në pritje të përfundimit të marrëveshjes të parashikuar në paragrafin 1, Shtetet e interesuara, nën frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, bëjnë çdo përpjekje për të arritur rregullime të përkohshme me karakter praktik dhe për të mos vënë në rrezik ose penguar, gjatë kësaj periudhe kalimtare, arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Rregullime të tilla nuk paragjykojnë delimitimin përfundimtar.
  4. Kur ka një marrëveshje në fuqi ndërmjet Shteteve të interesuara, çështjet në lidhje me delimitimin e zonës ekonomike ekskluzive zgjidhen në përputhje me këtë marrëveshje.

Dhe në vijim edhe për shelfin kontinental:

Neni 83

Delimitimi i shelfit kontinental ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur

  1. Kufiri i shelfit kontinental ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur realizohet me marrëveshje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, siç referohet në nenin 38 të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me qëllim që të arrihet një zgjidhje e barabartë.
  2. Nëse nuk arrijnë një marrëveshje brenda një afati të arsyeshëm, Shtetet e interesuara i drejtohen procedurave të parashikuara në Pjesën XV.
  3. Në pritje të përfundimit të marrëveshjes të parashikuar në paragrafin 1, Shtetet e interesuara, nën frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, bëjnë çdo përpjekje për të arritur rregullime të përkohshme me karakter praktik dhe për të mos vënë në rrezik ose penguar, gjatë kësaj periudhe kalimtare, arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Rregullime të tilla nuk paragjykojnë delimitimin përfundimtar.
  4. Kur ka një marrëveshje në fuqi ndërmjet Shteteve të interesuara, çështjet që kanë lidhje me delimitimin e shelfit kontinental zgjidhen në përputhje me këtë marrëveshjeje.

Derisa të mos jetë përfunduar një marrëveshje mes tyre, shtetet duhet të sillen në mënyrë të tillë që të mos venë në rrezik ose të pengojnë arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Në pjesën më të madhe të mosmarrëveshjeve mbi delimitimin e ujërave territoriale apo të zonave ekonomike ekskluzive të shqyrtuara nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, thelbi i problemit mbetet përcaktimi i vijës bazë nga i cili llogaritet gjerësia e detit territorial, në lidhje me çdo vend kufitar. Sipas Konventës së OKB për të Drejtën e Detit – UNCLOS, kjo bëhet me marrëveshje mes shteteve kufitare për të arritur një zgjidhje të barabartë për palët.

Roli dhe pesha e secilit ishull në përcaktimin e kësaj vije bazë, nga e cila fillon matja e elementëve të ujërave territoriale etj, duhet të jetë objekt i një negociate të kujdesshme, duke pasur parasysh si vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 ashtu edhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si dhe ato të Tribunalit Ndërkombëtar mbi të Drejtën e Detit.

Kjo çështje ka nevojë për transparencë dhe informacion të detajuar dhe sqarues se cfarë po ndodh, cila është hapësira ku zgjerohet shteti grek, a shkelen ligjet ndërkombëtare që rregullojnë këto çështje dhe a cënohen të drejtat dhe hapësira detare e Shqipërisë.

Në vend të transparencës dhe informacionit, kryeminstri Rama ka zgjedhur të fshihet pas sulmeve dhe gjuhës vulgare. Ndërkohë qeveria vazhdon të mos japë asnjë informacion mbi cfarë po ndodh me negociatat për delimitimin detar me Greqinë.

Partia Demokratike mbështet zgjidhjen e çdo cështje të mbetur pezull në marrëdhëniet me fqinjët përmes negociatave transparente duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, por në asnjë mënyrë duke cënuar të drejtat dhe integritetin territorial të Shqipërisë. Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë Rama të ndalë fushatën e sulmeve dhe gjuhën denigruese dhe të bëjë transparencë të plotë mbi të gjitha çështjet e lartpërmendura./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
Aktualitet

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

17 Korrik, 2026 9:32 pm
Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
Sport

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

17 Korrik, 2026 9:26 pm
Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
Bota

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

17 Korrik, 2026 8:32 pm
Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës
Bota

Shefi i CIA: Trupat e Putin nuk rezistojnë më shumë se 30 minuta në fushën e betejës

17 Korrik, 2026 7:32 pm
Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit
Sport

Botërori/ Presidenti i Argjentinës nuk shkon në SHBA: S’dua t’i sjell ters ekipit

17 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA
Bota

Trump vendosi tarifa 25 përqind ndaj mallrave, Brazili: Nuk do t’i nënshtrohemi SHBA

17 Korrik, 2026 4:31 pm
Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit
Sport

Messi dhe Yamal, të lidhur nga numri 19. Rastësia që po mahnit botën e futbollit

17 Korrik, 2026 2:31 pm
Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç
Bota

Anglia ndalon shitjen e pijeve me përmbajtje kafeine për personat nën 16-vjeç

17 Korrik, 2026 2:23 pm
SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
Bota

SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja

17 Korrik, 2026 1:40 pm
Para
Rindërtimi/ Rama: Nis dhënia e granteve në Tiranë, do shemben banesat…

Akuzat e PD për kufirin detar/ Rama: Hapu det se vajmedet

Përgatitjet për zgjedhje/Basha do të mbledhë Kryesinë e Këshillin Kombëtar

Basha i përgjigjet Ramës në Twitter: Lëri dërdëllitjet prej rrugaçi

Ministrat e BE-së pajtohen për sanksione kundër zyrtarëve të Bjellorusisë

Ministrat e BE-së pajtohen për sanksione kundër zyrtarëve të Bjellorusisë
















TE FUNDIT

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
17 Korrik, 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka publikuar të dhëna mbi ecurinë e hyrjeve të shtetasve të huaj...

Lexo më shumë

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
17 Korrik, 2026

Kombëtarja e Futbollit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do...

Lexo më shumë

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
17 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë dita e 48-të e tubimit. Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit janë mbledhur përpara Kryeministrisë ku kanë...

Lexo më shumë

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
17 Korrik, 2026

Pamjet e publikuara me dron nga zjarrfikësit e Madridit të premten tregojnë pasojat e zjarrit pyjor që detyroi evakuimin dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}