Bota

Ministrat e BE-së pajtohen për sanksione kundër zyrtarëve të Bjellorusisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:34 - 28/08/20 |
Al Do

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë thënë gjatë një takimi të premten në Berlin se janë pajtuar për të vendosur sanksione ndaj 20 zyrtarëve të lartë bjellorusë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në mashtrimet zgjedhore dhe shtypjen brutale të policisë kundër protestuesve, prej mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Ministrat e BE-së kanë thënë se presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko mund të përfshihet shpejt në listën e të sanksionuarve.

Ndërkohë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka ofruar mundësinë e ndërmjetësimit në mes të qeverisë së Lukashenkos dhe liderëve opozitarë, të cilët kanë ngritur akuza se mashtrimet zgjedhore janë bërë në të mirë të Lukashenkos.

Kryeministri i Shqiprisë, njëherësh ministër i Jashtëm, Edi Rama, i cili është në krye të OSNE-në, u ka thënë delegatëve gjatë një takimi në Vjenë se kjo Organizatë nuk duhet të ndërhyjë “në çështje të brendshme”.

Megjithatë, ai ka shtuar se duhet të përfundojë abuzimi me të drejta të njeriut.

Kryetarja në ardhje e OSBE-së, ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, ka thënë se mund të vizitojë qeverinë bjelloruse në të mirë të hapjes së një dialogu konstruktiv në këtë shtet.

Vendimet e BE-së dhe OSCE-së janë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi, pas gati tri javëve të protestave, përmes së cilave po sfidohen rezultat zyrtare të zgjedhjeve presidenciale.

Në to, Lukashenko ka fituar mbi 80 për qind të votave.

Miratimi i sanksioneve nga ana e ministrave të BE-së mundëson miratimin e tyre zyrtar nga blloku evropian.

Ndërkohë Lukashenko është zotuar se do të përgjigjet duke vënë sanksione kundër dy shteteve fqinje, vende anëtare të BE-së, Polonisë dhe Lituanisë.

Lukashenko ka akuzuar perëndimin për nisje të “luftës diplomatike” kundër Bjellorusë, duke pretenduar se fuqitë perëndimore janë duke synuar të krijojnë destabilitet në shtetin e tij dhe t’ia aneksojnë territorin.

Pas