Kryesore

Akuzat e PD për kufirin detar/ Rama: Hapu det se vajmedet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:01 - 28/08/20 |
Al Do

Kryeministri Rama ka reaguar pas akuzave të PD, në lidhje me çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Në një postim në Twitter Rama i përgjigjet me ironi kreut të PD, Lulzim Basha.

“Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur?Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!”, shkruan kryeministri Rama.

PD u shpreh se kjo çështje ka nevojë për transparencë dhe informacion të detajuar dhe sqarues se çfarë po ndodh, cila është hapësira ku zgjerohet shteti grek, a shkelen ligjet ndërkombëtare që rregullojnë këto çështje dhe a cenohen të drejtat dhe hapësira detare e Shqipërisë.

Po ashtu, PD ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se fshihet pas sulmeve dhe gjuhës vulgare dhe se nuk jep informacion në lidhje me zgjerimin e Greqisë në Detin Jon. /Opinion.al

Pas