Bota

Kthehen në SHBA trupat e ushtarëve të vrarë në Kabul, Biden në ceremoni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:03 - 29/08/21 |
Opi Nion

Presidenti Biden iu bashkua të dielën dhimbjes së familjeve të 13 ushtarakëve amerikanë, që humbën jetën në sulmin kamikaz në aeroportin e Kabulit. Trupat e pajetë u kthyen në vend, shoqëruar me ceremoninë ushtarake tradicionale, për të vrarët jashtë vendit.

Mosha e të vdekurve ishte nga 20 në 31 vjeç, dhe vinin kryesisht nga Kalifornia dhe Massachusetts. Mes tyre ndodhej një marins 20-vjeçar nga Wyoming i cili për tre javë priste fëmijën e tij të parë dhe një 22-vjeçar i Marinës i cili në bisedën e tij të fundit FaceTime me nënën e tij e siguroi atë të rrinte e qetë sepse ai ishte i sigurt me shokët./Opinion.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CBS News (@cbsnews)

Pas