Aktualitet

Zjarr në zonën e Lunxhërisë, dyshohet i qëllimshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:53 - 29/08/21 |
Opi Nion

Zona e Lunxhërisë është përfshirë këtë mbrëmje nga një zjarr masiv i shtrirë mbi fshatin Gjat. Dyshimet e para flasin për një zjarr të qëllimshëm, ndërkohë që forcat zjarrëfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po përpiqen të mbajnë flakët larg banesave.

Ky është rasti i dytë brenda disa ditësh që në këtë zonë shfaqen vatra zjarri të cilat janë konsideruar të qëllimshme. Kujtojmë se gjatë kësaj vere Shqipëria ka patur një situatë të ngarkuar me zjarret e shtrira në të gjithë vendin./Opinion.al

Pas