Kryesore

Afganët/Kurti: Kur bëhet fjalë për NATO dhe SHBA, nuk bëhet pyetja pse


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:59 - 29/08/21 |
Opi Nion

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë qenë të pranshëm në aeroportin “Adem Jashari” ku kanë pritur 111 qytetarë afganë  që do të strehohen në Kosovë.

Në një konferencë për mediat Kurti është shprehur ndër të tjera se prej faktit që strehimi i tyre ka ardhur si kërkese e SHBA dhe NATO-s, nuk ka asnjë pyetje pse.

“Refugjatëve afganë të cilët sigurisht janë të dëshpëruar që janë detyruar shtëpitë e tyre, ju dëshiruam mirëseardhje, ju thamë që janë mysafirë tanë dhe këtu janë të sigurt. Këta refugjatë, sikurse të gjithë popujt tjerë në botë, gëzojnë të drejtën për liri. Kur bëhet fjalë për partnerët tanë sikurse NATO dhe SHBA, nuk bëhet pyetja pse, ne themi vetëm si. Të gjitha çështjet që diskutojmë janë të natyrës teknike, se si këta refugjatë të kalojnë sa më lehtë në vijim. I falënderojmë edhe SHBA edhe NATO-n për komunikimin e ngushtë deri në këtë ditë që t’i presim këta refugjatë”, është shprehur Kurti./Opinion.al

Pas