Aktualitet

Kriza energjitike në vend,Rama prezanton sot planin për mbrojtjen e konsumatorit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:28 - 09/10/21 |
Opi Nion

Kryeministri i vendit Edi Rama do të bëjë ditën e sotme publik planin e posaçëm për menaxhimin e krizës energjetike të paralajmëruar në vend.

Qeveria pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme  zhvilluar dje, shpalli emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike, ndërsa kryeministri Rama deklaroi se vendimi i emergjencës është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumente financiare qoftë edhe me instrumente të natyrës administrative.

Me këtë vendim, Rama theksoi se i hapet rrugë dhe ekzekutimit të planit të posaçëm për ta përballuar këtë situatë. Prioritet i qeverisë është mbrojtja e konsumatorëve, por edhe për bizneset e vogla.

Vendimi i marrë dje parashikon ngritjen e një grupi ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencës në furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë nga ana tjetër kujtojmë se po dje kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se nuk bëhet fjalë për krizë energjetike, por për korrupsion dhe keqmenaxhim. Madje ai sulmoi OSHEE dhe KESH, duke i quajtur kuvli patronazhistësh dhe militantësh partie.

Pas