InstaBIZ

VIDEO/ Madonna hidhet mbi tavolinën e moderatorit dhe zbulon…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:06 - 09/10/21 |
Opi Nion

Madonna ka shokuar shikuesit e “The Tonight Show” kur u hodh mbi tavolinën e moderatorit Jimmy Fallon gjatë një interviste ditën e djeshme, 8 tetor.

Këngëtarja 63- vjeçare ikonë e muzikës por dhe bukurisë, ishte e ftuar në emision për të promovuar dokumentarin e saj Madame X.

Momenti i sikletshëm për prezantuesin filloi kur Jimmy pyeti Madonnën se çfarë shpresonte që shikuesit të merrnin dhe kuptonin nga filmi i saj.
“Arti është i rëndësishëm në jetën tonë. Unë nuk mendoj se njerëzit e theksojnë aq sa duhet. Unë jam vërtet e frymëzuar nga shkrimtari, James Baldëin”, u përgjigj artistja.

Teksa vijoi më tej “ai ishte një burim i madh frymëzimi për shfaqjen, dhe një nga gjërat që citoj pa pushim në shfaqje është se artistët janë këtu për të prishur paqen. Dhe kështu shpresoj se unë kam prishur paqen tuaj jo vetëm këtë pasdite, por paqen e njerëzve ndërsa ata shikojnë shfaqjen. Por e kam fjalën në mënyrën më të mirë”.

Papritmas, Madonna u ngrit nga vendi dhe u hodh në tryezën e prezantuesit, ndërsa fustani i shkurtër i zbuloi të brendshmet.
Në një përpjekje për të mbrojtur modestinë e këngëtares, Jimmy kërceu duke bërtitur ‘Jo! Madonna! Ndaloje! Nuk di çfarë të bëj”, para se të hiqte xhaketën e tij dhe ta vendosni atë në këmbët e Madonnës.
Kjo nuk e ndaloi yllin e muzikës që të rrotullohej dhe të ngrinte fustanin e saj për të treguar edhe më shumë brendshmet e saj para audiencës.

Pas