Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KQZ rrëzon kërkesën e opozitës për të dërguar anëtarë pranë KZAZ-ve

2019/05/23 at 12:30 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
KQZ rrëzon kërkesën e opozitës për të dërguar anëtarë pranë KZAZ-ve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rrëzuar kërkesën e PD-LSI për të dërguar anëtarët e tyre pranë KZAZ-ve. Me 1 votë pro dhe 4 kundër, kërkesa e opozitës u refuzua.


Në përfundim të mbledhjes përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso u shpreh për mediat se ky vendim është në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe kushtetutën. E drejta për të patur komisionerë në KZAZ buron nga fryma e ligjit tha ai dhe se ky vendim do të ankimohet si në gjykatë dhe ndërkombtarisht në institucionet përkatëse

“I mohuan Partisë Demokratike të kenë komisionerë, kjo e drejte i buron nga fryma e kodit zgjedhor, konkretisht neni 28 dhe 29 i kodit zgjedhor. Kandidaturat që ne kishim propozuar  ishin ne përputhje me kriteteret ligjore por KQZ nuk ka pasur një arsye ligjore përveç urdhrit politik të drejtpërdrejtë. Mazhorancën me në krye Ramën e ka zënë tmerri nga zbulimi i paligjshmërie që po bëhen. Opozita dhe PD do të ndjekin çdo hap ligjor për ta kundërshtuar këtë vendim. Denoncimet do të bëhen për të gjithë shkelësit e ligjit duke filluar që nga anëtarët e KQZ”,  tha Kaso.

*Debate të forta në KQZ për kërkesën e PD-së*

Debate të ashpra në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve në lidhje me kërkesën e opozitës për të regjistruar komisionerët në zgjedhjet e 30 qershorit. Ivi Kaso ka deklaruar se kjo kërkesë bëhet sepse ka denoncime të shumta që procesi po mbushet me paligjshmëri.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike tha më tej se anëtarët e KQZ-së po veprojnë në kundërshti me ligjin kur argumentojnë kundër kërkesës së opozitës dhe kjo do të ketë përgjegjësi penale për ta.

“Në gjysmën e zonave zgjedhore procesi zgjedhor ofron garë vetëm me një kandidat. Opozita do i vërtetojë shqiptarëve se ky kryeministër nuk organizon dot zgjedhor edhe kur garon i vetëm. Në emër të opozitës i bëj thirrje anëtarëve të KQZ-së ta trajtojë këtë vendimmarrje me seriozitetin maksimal dhe në përputhje me të drejtën ligjore. Mos të bien pre e presioneve nga eksponentë të lartë të mazhorancës që e kanë shprehur hapur kundërshtinë për këtë vendimmarrje. Paralajmëroj anëtarët e KQZ-së se do të përballen me përgjegjësi penale nëse shkelin ligjin”, u shpreh Kaso.

Kjo deklaratë e Kasos nuk u prit mirë nga anëtari i KQZ-së, Denar Biba i cili e cilësoi këtë si ‘shantazh drejtuar anëtarëve të komisionit‘.

Debati më pas është zhvendosur mes Kasos dhe Eridjan Salianjit të PS-së. Ky i fundit ka pyetur përfaqsuesin e partisë demokratike mbi qëllimin e dërgimit të komisionerëve nga ana e opozitës. “PD-ja kërkon komisionerë apo vëzhgues?” pyeti Salianji.

“Në bazë të nenit 63, Kodi Zgjedhor, që të jesh subjekt zgjedhor duhet të jesh i regjistruar me listë kandidatësh, pastaj të lind e drejta për të menaxhuar procesin”, shtoi më tej Salianji.

Kaso u përgjigj se “Komisionerët përcaktohen përpara se partitë të regjistrohen në zgjedhje”. /Opinion.al

Etiketa: denar bibaIvi KasoKQZ


Ju sugjerojmë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
Para
Balla-Metës: Mungesa e Monikës nuk e bën Kuvendin jofunksional

Balla-Metës: Mungesa e Monikës nuk e bën Kuvendin jofunksional

Opinion/ Rama i shkruan Bashës

Opinion/ Rama i shkruan Bashës

Sot pretenca për Shullazin në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Shullazi/ Tensione në sallë, i akuzuari pyet gjyqtaren: Je kërcënuar?
















TE FUNDIT

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
23 Korrik, 2026

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
23 Korrik, 2026

Këtë të enjte ka nisur seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar, ndërkohë që qytetarët janë vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}