Bota

Koronavirusi në Iran, shkon në 3036 numri i viktimave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:35 - 01/04/20 |
Opi Nion

Koronavirusi vijon të shkaktoj viktima në Iran. Mësohet se brenda 24 orëve, në Iran kanë humbur jetën 138 persona nga koronavirusi, duke e çuar në 3036 numrin total të viktimave.

Gjithashtu, janë regjistruar 2987 raste të reja, ndërsa numri në total i të infektuarve është në 47593.

Lajmin e ka konfirmuar për televizionin shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour.

Në Iran janë 15473 pacientë që janë shëruar dhe kanë lënë spitalet. Rasti i parë me Koronavirusi në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt dhe më pas ai u përhap të në gjithë vendin./ Opinion.al

Pas