Bota

Izolimi në Indi eliminon ndotjen e ajrit, 1,3 miliardë njerëz në shtëpi


               Publikuar në : 16:46 - 01/04/20 |
Opi Nion

Pas përhapjes së koronavirusit, India vendosi që të izolojë në shtëpi i 1,3 miliardë banorë. Por, ky vendimm përveç se ngadalësoi përhapjen ekoronavirusit, zgjidhi përkohësisht edhe një tjetër problem shëndetësor, atë të nivelit mbytës të ndotjes së ajrit.

Izolimi më i gjerë në botë, nënkupton mbylljen e të gjitha fabrikave, dyqaneve dhe vendeve të kultit si dhe pezullimin e transportit publik. Autoritetet njoftojnë se janë eliminuar grimcat e dëmshme të ndotjes për shkak të ndalimit të qarkullimit të automjeteve dhe kufizimit të punës në termocentrale.

Imazhet dramatike me mjegullën mbytëse të ajrit të ndotur janë eliminuar. Atraksionet turistike të Indisë mund të shikohen me sy të lirë, gjë e cila ishte e pamundur më përpara./ Opinion.al

Pas