Aktualitet

Rama: Pavarësisht situatës, në muajn mars janë rritur eksportet në bujqësi


               Publikuar në : 17:07 - 01/04/20 |
Al Do

Sipas kryeministrit Rama eksportet e sektorit bujqësor gjatë muajt mars të këtij viti janë më të larta se vitin e kaluar pavarësisht situatës së jashtëzakonshme ku ndodhet vendi.

Rama shkruan në Facebook, se sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019.

“Edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar”, shton ai.

Kryeministri deklaroi se sektori bujqësoj është në tërësi në gjendje të qëndrueshme “ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta”.

“Fermerët dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht, duke iu përshtatur me vetëdije e këmbëngulje, masat individuale mbrojtëse ndaj armikut”, përfundon Rama mesazhin e tij. /Opinion.al

Pas