Rajoni

COVID-19/ Humb jetën Sekretari i Ministrisë së Mjedisit në Serbi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:56 - 01/04/20 |
Opi Nion

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Ambientit të Serbisë, Branisllav Bllazhiç, ka humbur jetën pasi ishte infektuar nga koronavirusi.

Politikani i krahut të djathtë, Bllazhiç ka qenë edhe bashkëthemelues i Partisë Progresive. Ai ka shërbyer si ministër i Ambientit në fund të viteve 1990 dhe i është kthyer sërish politikës në vitet e fundit, duke mbajtur postin e sekretarit shtetëror.

Ky lajm vjen në kohën e rritjes së numrit të të infektuarve në këtë shtet. Serbia ka raportuar për 1,060 raste me koronavirus dhe pothuajse 30 vdekje deri më tani.

Aktualisht në Serbi është duke u zbatuar edhe masa e gjendjes së jashtëzakonshme./ Opinion.al

Pas