Bota

Konfirmohen rastet e para me COVID-19 në fshatin Olimpik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:24 - 18/07/21 |
Opi Nion

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios kanë raportuar për rastin e parë me COVID-19 në mesin e atletëve që po qëndrojnë në Fshatin Olimpik.

Dy atletë në Fshatin Olimpik dhe një tjetër që nuk po qëndron në këtë fshat, kanë dalë pozitivë me koronavirus, thanë organizatorët më 18 korrik, duke mos dhënë detaje lidhur me atletët e infektuar.

Më pak se një javë para nisjes së Olimpiadës janë rritur shqetësimet se si organizatorët do ta menaxhojnë virusin pasi ka një fluks atletësh, staf mbështetës dhe personel tjetër që ka ardhur nga jasht.

Organizatorët thanë se që prej 1 korrikut, 55 persona të lidhur me Olimpiadën kanë dalë pozitivë me koronavirus. Ndërkaq, deri më 17 korrik, pesë atletë janë testuar pozitivë me COVID-19 me të arritur në Japoni dhe janë vendosur në ndërtesa të veçanta të karantinimit.

Dhjetëra atletë të tjerë dhe staf mbështetës janë izoluar pasi mund të kenë pasur kontakt me persona të infektuar me koronavirus.

Në Fshatin Olimpik do të qëndrojnë 11 mijë atletë dhe mijëra pjesëtarë të tjerë të stafit mbështetës.

Lojërat Olimpike Tokio 2020, do të nisin më 23 korrik, teksa Tokio ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Fansat, si nga Japonia, por edhe ata të huaj, janë ndaluar që të shikojnë nga afër Lojërat Olimpike./ REL

Pas