InstaBIZ

Kinematografia në zi, ndërron jetë në moshën 43-vjeçare aktori i famshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:40 - 29/08/20 |
el ida

Chadwick Boseman, protagonisti i filmit “Black Panther”, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Lajmi u njoftua nga familja e tij, e cila bëri me dije se aktori i famshëm vuante prej 4 vitesh nga kanceri në zorrën e trashë.

Ky fakt ishte bërë publik nga disa media por vetë aktori nuk kishte folur kurrë publikisht për të. Familja e tij, tregoi se shumë filma të Boseman u xhiruan teksa ai bënte operacione dhe kimioterapi.

“Me hidhërim të thellë konfirmojmë vdekjen e Chadwick Boseman. Chadwick u diagnostikua me kancer në zorrën e trashë në vitin 2016 dhe ka luftuar gjatë këtyre 4 viteve me sëmundjen. Një luftëtar i vërtetë, që duroi shumë dhe solli për ju filmat që i doni aq shumë. Filma si “Marshall”, “Da 5 Bloods” and “Ma Rainey’s Black Bottom” janë xhiruar ndërkohë që bënte operacione dhe kimioterapi”, thuhet në komunikatën e familjes së aktorit.

Boseman ishte i martuar, por nuk kishte fëmijë. Ai u bë i famshëm me rolin e Mbretit T’Challa në filmin “Pantera e Zezë”, në vitin 2018.

Këtë rol e interpretoi edhe në 3 filma të tjerë: “Captain America: Civil War”, “Avengers: Infinity War” dhe “Avengers: Endgame”./Opinion.al

Pas