Aktualitet

Kandidimi i Këlliçit për Tiranën, Berisha: Ka shprehur dëshirën, e përgëzoj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:59 - 27/10/22 |
Opi Nion

Deputeti Belind Këlliçi ka konfirmuar se do të dorëzojë mesditën e së enjtes formularin për të garuar në procesin e primareve të PD-së.

“Jam gati të lë mandatin, sot hyj në Primare”, tha Këlliçi.

Kandidaturën e Këlliçit për primaret e konfirmoi edhe kryedemokrati, Sali Berisha në konferencën e përbashkët me kreun e PL-së, Ilir Meta pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjedhjet e 14 majit 2023.

“Kandidati do të dalë nga primaret. Ne këtu ramë dakord që ky koalicion mbështet plotësisht primaret. Përgëzoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë të pashembulltë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Këlliçi ka shprehur dëshirën, është njëri prej tyre dhe e përgëzoj plotësisht. Sikundër përgëzoj çdo personalitet të partisë ose shoqërisë civile që vendos të provohet në garë për qytetar të parë të Tiranës”, tha Berisha/Opinion.al

Pas