Kronikë

Itali, shqiptari vret me çekiç bashkëshorten 39-vjeçare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:53 - 19/04/21 |
Opi Nion

Një 51-vjeçar shqiptar, emigrant në Itali ka vrarë më çekiç bashkëshorten e tij në prani të fëmijëve të mitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në Pove del Grappa në provincën e Vicenzës rreth orës 5 pasdite.

Mediat italiane shkruajnë se autor i krimit është Gezim Alla, i cili ka qëlluar për vdekje gruan e tij 39-vjeçare, Dorina Alla. Po ashtu mediat italiane shkruajnë se ka qenë një sherr mes çiftit që ka degjeneruar në përdorimin e dhunës dhe ka përfunduar me vrasjen e 39-vjeçares.

Pas krimit Gezim Alla ka marrë në telefon policinë dhe është vetëdorëzuar. Efektivët e Bassano del Grappa ndërhynë menjëherë dhe pas mbërritjes së ambulancës konstatuan se 39-vjeçarja kishte ndërruar jetë në vend.

Çifti është me origjinë shqiptare dhe ka dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç, të cilët jetonin në Pove që prej vitit 2017 shkruajnë mediat italiane.

Ndërkohë policia ka rrethuar shtëpinë dhe zonën përreth dhe po vijon hetimet.

Ndërkohë fëmijët janë larguar menjëherë nga shtëpia, ku ndodhi ngjarja dhe iu janë besuar një të afërmi të çiftit që jeton në zonën e Bassanos në Itali./Opinion.al

Pas