Bota

Itali/Ulen shifrat, por edhe testimet. Humbin jetën 562 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:11 - 22/11/20 |
Opi Nion

Italia ka shënuar gjatë 24 orëte të fundit 28 337 raste të reja të infektimeve nga koronavirusi, një rënie e lehtë kjo krahasuar me ditët e mëparshme.

Në 24 orët e fundit, numri i tamponëve ka qenë më i vogël, krahasuar me një ditë më parë kur u kryen 237 mijë testime dhe ndoshta kjo mund të ketë ndikuar edhe në uljen e rasteve pozitive, duke qenë se të shtunën ishte mbi 34 mijë të infektuar.

Numri i përgjithshëm i të prekurve që në nisje të pandemisë ka arritur në 1.408.868 persona. Autoritetet raportojnë në gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 562 persona,  (ndërsa të shtunën humbën jetën 692 persona) duke e çuar në 49.823 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Lombardia vijon të jetë rajoni më i prekur nga numri i të infektuarve ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv 5 094 raste të reja./Opinion.al

Pas