Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Impeachment” tjetër kundër Trumpit?

2021/01/11 at 9:00 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Impeachment” tjetër kundër Trumpit?

Shumica e demokratëve dhe të paktën një republikan kanë kërkuar që të hënën të fillojë procesi i largimit të Trumpit nga posti i presidentit. Ai fajësohet për nxitje dhune në Kongres.

Kongresmeni i Kalifornisë Ted Lieu ka bërë të ditur se ai shpreson që zëvendëspresidenti Mike Pence t’i referohet amendametit të 25-të, ose që demokratët të nisin procedurën për largimin (impeachment) e presidentit Donald Trump nga posti i tij, për shkak të nxitjes së dhunës në Kongres. Kjo procedurë pritet të fillojë sot, të hënën  (11.01. 2021), bëjnë të ditur qarqet politike në Uashington.

“Të gjithë ne, përfshirë edhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, rekomandojmë që Donald Trump thjesht të bëjë gjënë më të duhur, që të japë dorëheqje, ose që zëvendëspresidenti Mike Pence të tregojë vërtet se ka bosht kurrizor politik, të paktën për vete dhe familjen e tij, dhe të kërkojë aplikimin e amandamentit 25,” tha Lieu për CNN.

Amandamenti 25 mund të përdoret në qoftë se presidenti i SHBA-së nuk është në gjendje të kryejë detyrën e tij zyrtare.

“Nëse asgjë nga këto gjëra nuk ndodh deri të hënën, atëherë ne do të kërkojmë aplikimin e rregullit për impeachment ndaj presidentit, i cili duhet të fajësohet për nxitje të dhunës dhe kryengritjes. Në këtë mënyrë ne do të krijojmë hapësirën për votimin e këtij vendimi”, shtoi Lieu.

Lieu ka dërguar të shtunën një mesazh në Twitter ku thuhet se kjo iniciativë ka ndërkohë 180 mbështetës, të cilët kërkojnë largimin e Trumpit nga posti i presidentit. Ai është i bindur se “ka edhe republikanë që do ta votojnë këtë nismë”. Lieu tha se ata janë duke biseduar me disa republikanë për të sponsorizuar këtë rezolutë.

Senatori i Pensilvanisë Pat Toomey tha se ai beson se Trump ka bërë “shkelje të mëdha”, por republikani nuk e tha qartë nëse do të votonte shkarkimin e Trumpit nga posti i presidentit.

“Unë mendoj se presidenti ka bërë shkelje që kërkojnë trajtim, por nuk e di se çfarë do të paraqitet të hënën në Senat, nëse paraqitet ndonjë ide”, deklaroi Toomey për televizionin amerikan Fox News. Presidenti i zgjedhur demokrat Joe Biden nuk është pozicionuar ende ndaj këtyre nismave për largimin eventual të Trumpit nga posti i presidentit. Ai tha se Kongresi është ai që duhet të vendosë.

Dhuna në Kongres

Trumpi i cili duhet të largohet nga zyra e presidentit me 20 janar, është kritikuar ashpër ditët e fundit për shkak të dhunës në Kongresin amerikan të mërkurën.

Trump akuzohet për nxitje të dhunës. Para shumë njerëzve në “National Mall”, përpara Kapitolit, ai tha se “ai do t’i shoqërojë” ata që “shkojnë në Kapitol”. Prej humbjes në zgjedhjet e 3 nëntorit, Trumpi ka insistuar se zgjedhjet janë manipuluar dhe vjedhur nga demokratët. Ai nuk e ka pranuar humbjen asnjëherë, ndonëse ka dështuar me ankesat e tij para gjykatave, ndërsa Biden ka marrë zyrtarisht mbështetjen e të gjitha institucioneve.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi i tha televizionit amerikan CBS se “personi (Trumpi) që drejton ekzekutivin është presidenti më i çmendur dhe i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara”.

Trumpi i ka mbijetuar politikisht një “impeachment” të mëparshëm, ku akuzohej për shpërdorim të detyrës dhe pengim të punës së Kongresit. Këtë nismë e kanë pamundësuar asokohe republikanët, sepse për largimin e një presidenti nga detyra kërkohet shumica prej dy të tretave. Disa demokratë thonë se tani e kanë mbështetjen e duhur për largimin e menjëhershëm të Trumpit nga posti i tij./ DW

Etiketa: dhunedonald trumpprotestashbazgjedhjet

Ju sugjerojmë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

14 Korrik, 2025 10:05 pm
Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Para
200 € për person, 35-vjeçarja kapet në Elbasan me 5 sirianë në makinë

200 € për person, 35-vjeçarja kapet në Elbasan me 5 sirianë në makinë

Pse po rrëzohen kaq shpesh aeroplanët në Indonezi?

Pse po rrëzohen kaq shpesh aeroplanët në Indonezi?

“S’ka vota pa ngrohje”, nxënësit në Bradashesh protestë para shkollës

"S’ka vota pa ngrohje", nxënësit në Bradashesh protestë para shkollës

TE FUNDIT

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person,...

Lexo më shumë

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
14 Korrik, 2025

Në frutat e ngrira të malit, me prejardhje nga Serbia dhe të destinuara për tregun gjerman, është zbuluar prania e...

Lexo më shumë

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin e IKKMT-së në Theth për shembjen e ndërtimeve...

Lexo më shumë

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
14 Korrik, 2025

Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Në njërën anë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com