Aktualitet

“S’ka vota pa ngrohje”, nxënësit në Bradashesh protestë para shkollës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:24 - 11/01/21 |
Opi Nion

Pas pushimeve të zgjatura për shkak të COVID-19, nxënësit sot rikthehen në bankat e shkollës.

Por, fillimi i mësimit në Bradashesh është pritur ndryshe nga nxënësit. Ata kanë refuzuar të futen në mësim, ndërsa së bashku me prindërit e tyre kanë protestuar këtë të hënë për shkak se kjo godinë, sipas tyre, nuk plotëson kushtet për të zhvilluar mësimin.

Nxënësit shprehen se ndër arsyet kryesore të protestës është mungesa e ngrohjes, por edhe elementëve të tjerë të infrastrukturës që mungojnë në këtë shkollë. “S’ka vota pa ngrohje”, ishte një nga sloganet që mbante në dorë një nxënëse.

Nxënësit dhe prindërit kanë bërë të ditur se nuk do ta nisin mësimin deri në plotësimin e kushteve./ Opinion.al

Pas