Politikë

200 € për person, 35-vjeçarja kapet në Elbasan me 5 sirianë në makinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:12 - 11/01/21 |
Opi Nion

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 35-vjeçare, pasi akuzohet se trafikonte emigrantë kundrejt fitimit monetar.

Mësohet se në pranga ka rënë K. B., banuese në fshatin Libonik, Korçë. Ajo është arrestuar në në flagrancë teksa po transportonte me mjetin tip “Volkswagen”, 5 shtetas të huaj duke u marrë nga 200 Euro secilit.

Operacioni është zhvilluar “pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetase po transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kapën dhe arrestuan shtetasen: K. B., 35 vjeçe, banuese në fshatin Libonik, Korçë”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, 410 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular./Opinion.al

Pas