Bota

Hetimet kundër Trump, ish-këshilltari i Pompeos dëshmi me dyer të mbyllura


               Publikuar në : 14:07 - 16/10/19 |
el ida

Michael McKinley, ish-këshilltari i sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, do të dëshmojë sot para Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, në kuadër të hetimeve që po bëhen nga demokratët për shkarkimin e presidentit, Donald Trump.

McKinley pritet të merret në pyetje me dyer të mbyllura, në lidhje me vendimin e Pompeos për tërheqjen e ambasadores amerikane nga Ukraina, Marie Yovanovich, në maj të këtij viti.

Hetimet lidhen me një bisedë telefonike që Trump ka zhvilluar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, më 25 korrik.

Gjatë kësaj bisede, Trump i ka kërkuar Zelenskiyt të punojë me avokatin e tij personal, Rudy Giuliani, dhe prokurorin e përgjithshëm të SHBA-së, William Barr, dhe së bashku të hetojnë rivalin politik të Trumpit, Joe Biden, dhe djalin e tij, Hunter, për korrupsion.

Trump akuzohet për “tradhti ndaj betimit të presidentit dhe ndaj sigurisë kombëtare” ndaj kërkohet shkarkimi i tij./Opinion.al

Pas