Bota

Fituesi i Nobelit në letërsi: Do ta shmang shtypin përgjithmonë


               Publikuar në : 15:45 - 16/10/19 |
el ida

Fituesi austriak i Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, tha se nuk do t’iu përgjigjet më kurrë pyetjeve të gazetarëve, pasi u përball me një valë kritikash për mbështetjen e ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç.

Pasi fitoi çmimin javën e kaluar, Handke anuloi një konferencë për media në vendlindjen e tij Grifen, e cila ishte parashikuar për sot.

Shkrimtari, i cili jeton pranë Parisit, duket se e humbi durimin të martën mbrëma në Grifen, kur gazetarët e pritën në një takim me politikanët lokalë dhe e pyetën në lidhje me akuzat se ai i ka injoruar krimet e Serbisë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

“Secili bën pyetje si ju dhe secili që më drejtohet duket se nuk ka lexuar apo nuk di asgjë për çfarë kam shkruar”, tha Handke.

“Unë jam shkrimtar, unë jam i lidhur me Tolstoyn, me Homerin, me Cervantesin. Më lini të qetë dhe mos më bëni pyetje të tilla”, tha Handke, duke përjashtuar mundësinë e ndonjë interviste tjetër.

Vendimi i Akademisë suedeze të Shkencave për t’i dhënë Nobelin për Letërsi, Handkes, shkaktoi kritika në të gjithë Ballkanin, ndërkaq Akademia e Shkencave e Kosovës kërkoi që Handkes t’i tërhiqet çmimi./Opinion.al

Pas