Rajoni

Greqia nën pushtetin e motit të keq dhe ujit, bllokohen disa akse rrugore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:15 - 15/10/21 |
Opi Nion

Moti i keq ka përfshirë Greqinë Veriore që nga pasditja e së premtes, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe probleme serioze në rrjetin rrugor. Në Zagliveri, në komunën Lagada, në Selanik, përmbytjet qenë massive, ndërsa u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të evakuar katër persona nga shtëpitë e tyre. Sipas mediave lokale, dy persona të tjerë që ishin në një mjet lundrues të përmbytur u shpëtuan me ndihmën e punonjësve të bashkisë në Selanikun lindor.

Qarkullimi i mjeteve është bllokuar në pesë pika të Selanikut, ndërsa policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e drejtuesve të trafikut./Opinion.al

Pas