Kronikë

Qerret/ 4 persona të pajetë brenda saunës, policia bën identifikimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:29 - 15/10/21 |
Opi Nion

Katër persona janë gjetur të pajetë brenda një hoteli në zonën e Qerretit. Informacionet paraprake bëjnë me dije se janë 4 shtetas rusë të cilët janë gjetur të pajetë në një sauna, që bën të dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë.

Policia thotë së është fjala për 2 femra dhe 2 meshkuj.

Informacioni nga policia

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje, në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus: K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas