Kronikë

Greqi/Gruaja kërkoi divorcin, burri shqiptar e qëllon me thikë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:49 - 01/08/21 |
Opi Nion

Vetëm një ditë pasi Florand Shehu qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij Anisa, një tjetër rast i krimit në familjet shqiptare raportohet në shtetin Helen.

Një 36 vjeçare shqiptare, nënë e një djali, është goditur me thikë nga bashkëshorti i saj 47 vjeç, në Rodos. Sikurse raportojnë mediat greke ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së shtunës, ndërsa gruaja është goditur në këmbë, krah dhe qafë.

Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mendohet se shkak i krimit është bërë kërkesa e gruas për divorc./Opinion.al

 

Pas