Kronikë

Humb jetën një pushues në plazhin e Shëngjinit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:30 - 01/08/21 |
Opi Nion

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën këtë të dielë në plazhin e Shëngjinit, ndërsa informacionet e para flasin për një arrest kardiak. Viktima është 68-vjeçari I.Th., nga Prizreni i cili ndonëse është dërguar në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.

“Rreth orës 13:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë një pushues në plazhin e Shengjinit, shtetasi I.Th., 68 vjeç, banues në Prizren, i cili ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia./Opinion.al

Pas