Aktualitet

Grabiti Kishën dhe Xhaminë, arrestohet 21-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:15 - 23/08/20 |
Al Do

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Koplikut, janë vjedhur sende që përdoren për kryerjen e meshave në Kishën Katolike.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Gruemirë Çezme, është grabitur lokali në pronësi të qytetarit me iniciale G. P., si dhe në fshatin Koplik i Sipërm është grabitur xhamia e fshatit.

Të treja këto ngjarje kanë një autor i cili është vënë në pranga nga policia. Gjatë momentit të arrestimit, 21 vjeçarit Ernest Fsharri, iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe sendet e vjedhura në këto tre objekte.

Gjithashtu nga hetimet e kryera deri në këto momente rezulton se ky shtetas është autor edhe i disa ngjarjeve të ndodhura në fshatin Koplik i Sipërm konkretisht:

Më datë 03.01.2020, në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje qendrën shëndetësore të këtij fshati.

Më datë 12.01.2020, në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit R. N.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, policia vazhdon punën për zbulimin e ngjarjeve të tjera ku mund të jetë i implikuar 21 vjeçari./ Opinion.al

Pas