Aktualitet

Rama i dërgon letër Lukashenkos: Do të donim t’ju rikujtonim ofertën tonë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:28 - 23/08/20 |
Al Do

Kryeministri Edi Rama, nën cilësinë e kryesursit të OSBE-së i ka dërguar një letër Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Në letrën e firmosur nga Rama dhe ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, vendi i së cilës do të mbajë presidencën e ardhshme të OSBE-së, theksohet edhe njëherë oferta për ndërmjetësimin e dialogut në Bjellorusi, ku vendi është përfshirë nga protestat e shumta.

“I nderuar zoti President, si kryesuesi i OSBE-së, po ndjekim nga afër situatën e krijuar në Bjellorusi. Do të donim t’ju rikujtonim ofertën tonë për të vizituar nga afër Bjellorusinë, që të dëgjojmë dhe të gjejmë një zgjidhje për sfidat që po kalon vendi. Jemi të gatshëm të zgjerojmë mbështetjen tonë”, shkruhet ndër të tjera në letër.

Situata në Bjellorusi është tensinuar së tepërmi pas zgjedhjeve të 9 gushtit të cilat nxorrën fitues Lukashenkon i cili drejton vendin që prej vitit 1994.

Rezultati i zgjedhjeve sipas autoriteteve në Bjellorusi i jepte Lukashenkos 80.1% të votave. Kjo shkaktoi revoltë në popull pasi qytetarët mendojnë se zgjedhjet janë manipuluar. Deri tani kanë humbur jetën 2 persona dhe mbi 7 mijë të tjerë u lënduan gjatë protestave.

Zgjedhjet janë konsideruar të paligjshme dhe nuk janë njohur nga BE, i cili vendosi saksione ndaj zyrtarëve të lartë në Bjellorusi.

Tentativat e kancelares gjermane, Angela Merkel për ndërmjetësim me Lukashenkon kanë dështuar pasi ai nuk ka pranuar që të flasë me kancelaren në telefon.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama hyri në këtë debat nën cilësinë e kryesursit të OSBE-së, duke propozuar dialog mes tij, presidentit bjellorus Llukashenko dhe lideres së opozitës, SvetlanaTikhanovkaya.

SHBA i ka bërë thirrje që Lukashenkos të pranojë ftesën për dialog, ndërsa Rusia ka kërkuar të mos ketë ndërhyrje nga jashtë për të zgjidhur krizën.

Edhe BE-ja, përmes një deklarate zyrtare nga Presdenti Macron dhe Mercel ka mbështetur ndërhyrjen e OSBE-së në këtë debat.  /Opinion.al

Pas