Aktualitet

Kërcënuan punonjësit e policisë në Fushë-Krujë, në pranga 3 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:31 - 23/08/20 |
Al Do

Tre persona janë arrestuar në flagrancë pasi kanosën punonjësit e policisë të burgut në Fushë-Krujë.

Policia ka vënë në pranga 25 vjeçarin me iniciale B.Sh., 39 vjeçarin A. Sh. dhe 24 vjeçarin E.Sh, të tre banues në Nikël të Krujës.

Mësohet se 39 vjeçari me iniciale A. Sh., ishte dënuar më parë me 15 vjet burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Ndërsa 24 vjeçari E. Sh., aktualisht është i dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe për shkak të situatës së COVID-19, i është caktuar të qëndrojë në banesë. Por, i riu ka thyer masën e sigurisë për të ndihmuar kushërinjtë që t’i arratisen policisë.

Dy kushërinjtë B.Sh., dhe A.SH., kanë kanosur për shkak të detyrës, për motive të dobëta specialistin e informacionit dhe rojen e burgut të Fushë Krujës, ndërsa shtetasi E.Sh., pasi ishte larguar nga banesa ku duhet të qëndronte u ka shkuar në ndihmë dy kushërinjve dhe i ka transportuar me makinë për t’i shpëtuar kapjes së policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. /Opinion.al

Pas