Aktualitet

Foto/ Para “Foltores”, ish-kryeministri Berisha mbledh kryesinë e degës së Hasit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:24 - 01/12/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryesinë e degës së Partisë Demokratike në Has vetëm pak orë para zhvillimit të “Foltores”.

Në një njoftim nga zyra e shtypit të ish-kryeministrit Berisha bëhet me dije se në takim kanë qenë edhe Kryetari Degës së PD-së në Has, z. Miftar Dauti dhe Sekretarja e degës, zj. Nazlie Laçi, kryetarja e LDG Has, zj. Flutura Aliaj si dhe kryesia e delegatët e zonës.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike si dhe situata politike në vend.

Njoftim!

Ish-kryeministri, z. Sali Berisha ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me strukturat në Has. Të pranishëm në këtë takim me z. Berisha ishin edhe Kryetari Degës së PD-së në Has, z. Miftar Dauti, Sekretarja e degës, zj. Nazlie Laçi, Kryetarja e LDG Has, zj. Flutura Aliaj si dhe kryesia e delegatët e zonës. Në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike si dhe situata politike në vend. Takimi vjen vetëm pak orë para zhvillimit të Foltores: Për një Parti Demokratike më te bashkuar, më të fortë, më të hapur që do të zhvillohet këtë të mërkurë, datë 1 Dhjetor, në ora 16:30, në ambientet e Pallatit të Kulturës “Dardania”, në Bajram Currë, Tropojë.

Pas