InstaBIZ

Deputetja kosovare operohet për të hequr tumorin, i dashuri bën postimin prekës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:41 - 01/12/21 |
Opi Nion

Deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, do t’i nënshtrohet një operacionit për të hequr tumorin në tru që iu rikthye rreth 9 vite më pas.

Lajmin për rikthimin e tumorit e bëri vetë Matoshi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, disa ditë më parë.

Ndërsa i dashuri i saj, po i qëndron pranë në këto ditë të vështira dhe këtë gjë ai e ka treguar përmes një postimi në “InstaStory”.

Keith, ka postuar një foto të aktores së njohur dhe krahas saj bën edhe një dedikim prekës.

“Zoti është me ty loqka jem, shihemi së shpejti”-shkruan ai krahas fotos.

Para disa ditësh, Adriana tregoi se i është rikthyer tumori në tru. Ai e kishte kaluar nëntë vite më parë kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt, por që fatkeqësisht tumori u rikthye sërish.

Ndërsa Adriana ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e saj të dashurisë, e cila është paragjykuar shumë për moshën e vogël që ai ka, por edhe për ngjyrën e lëkurës./Opinion.al

Pas