Kronikë

24-vjeçarja zhduket sapo mbërriti nga Italia, i ati denoncon: Nuk erdhi në shtëpi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 01/12/21 |
Opi Nion

Një 24-vjeçare është zhdukur sapo ka mbërritur nga Italia në Shqipëri. Denoncimi është bërë në policia nga ia ati i shtetases me inicialet Xh.M, ditën e djeshme.

Ai ka thënë para uniformave blu, se vajza ka mbërritur në Shqipëri më 27 nëntor, por në asnjë moment nuk ka vajtur në banesë.

Policia ka nisur punën për kërkimin dhe gjetjen e 24-vjeçares dhe zbardhjen e misterit të zhdukjes së saj.

“Më datë 30.11.2021, rreth orës 09:30, shtetasi G. M. ka kallëzuar së më datë 27.11.2021 ka ardhur nga Italia, vajza e tij, shtetasja Xh. M., 24 vjeçe, por nuk është kthyer në banesën në Shqipëri. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”-njofton policia./Opinion.al

Pas